Pushtimi i Ukrainës, Meta mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas agresionit rus në Ukrainë. Këshilltari i kreut të shtetit, Tedi Blushi bën të ditur se mbledhja do të nisë në orën 17:30.
“Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare në ora 17:30”, shkruan Blushi.
Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës. Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra: i Mbrojtjes, Drejtësisë, Brendshëm, Financave, Transportit, punëve të Jashtme.
Anëtarë e tjerë janë Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
Në mbledhje të veçanta ka marrë pjesë gjithashtu edhe kryetari i opozitës edhe pse nuk është anëtar.
Rruga Press