Autoritet ukrainase: 50 ushtarë të vrarë dhe 7 avionë të rrëzuar
Sipas këshilltarit të presidentit ukrainas Zelensky, janë vrarë rreth 50 trupa ushtarakë rusë në Ukrainën Lindore, ndërkohë që ushtria po rimerr kontrollin e qytetit Shchastya, shkruan The Guardian.
Pas telefonatave me disa lider botërorë, duke përfshirë presidentin e SHBA-së Joe Biden, udhëheqësi i Ukrainës Voldymyr Zelensky bëri thirrje për një mbledhje me zyrtarët e lartë.
Këshilltari i presidentiti Mykhailo Podoliak tha se forcat e Ukrainës po luftonin me të gjithë forcën duke larguar trupat ushtarakë rusë në disa zona të vendit. Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia po synonte kryesisht infrastrukturën ushtarake dhe aeroportet.
Këto përfshihet aeroport Boryspil në Kiev, sipas një deklarate të forcave të armatosura.
Rikujtojmë se vendi mbylli hapësirën e saj ajrore për fluturimet civile. Ukraina gjithashtu shprehet se kishte rrëzuar shtatë avionë rusë, një helikopter dhe se kishte shkatërruar katër tanke.
Rruga Press