BotaKryesore

Ministrja e Jashtme gjermane: Sot, jemi zgjuar në një botë tjetër; do nisim paketën e plotë të sanksioneve masive kundër Rusisë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë të enjten se Bashkimi Evropian është i vendosur të lëshojë “pakon e plotë të sanksioneve” kundër Rusisë, duke shtuar se bota duhet t’i përgjigjet me vendosmëri pushtimit të Ukrainës, ose të rrezikojë të paguajë një çmim edhe më të lartë.

“Sot u zgjuam në një botë tjetër”, u ka thënë Baerbock gazetarëve në një konferencë shtypi në Berlin, duke shtuar se “ne do të nisim paketën e plotë të sanksioneve masive kundër Rusisë”.

Lexo më shumë  Edhe mediat spanjolle habiten: Çmimi i domateve në Shqipëri shkon në 8.4 dollarë për kile

“Nëse nuk mbajmë një qëndrim të vendosur tani, ne do të paguajmë një çmim edhe më të lartë”, vazhdoi Baerbock.

Baerbock vuri në dukje se Rusia kishte “refuzuar ofertat tona për bisedime”. Ajo gjithashtu i bëri thirrje drejtpërdrejt presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë: “Nuk do ta shkatërroni kurrë ëndrrën e demokracisë” dhe shtoi se Ukraina nuk kishte “bërë asgjë të keqe” për të merituar pushtimin e Rusisë.

Ministrja e Jashtme u bëri thirrje sërish qytetarëve gjermanë që të largohen menjëherë nga Ukraina, duke shtuar se nëse nuk mund të largohen të sigurt nga vendi, duhet të qëndrojnë në një vend të sigurt. Baerbock ka thënë se ambasadat gjermane në vendet fqinje do të jenë të pranishme në kufij për të ofruar ndihmë për qytetarët e BE-së.

Lexo më shumë  Dronët e marinës amerikane monitorojnë Ngushticën e Hormuzit

Gjermania do të vendosë së shpejti nëse ambasada e vendit mund të vazhdojë funksionimin e saj nga Lviv, përfundoi Baerbock.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *