Ukraina nën valën e dytë të sulmeve raketore ruse
Ukraina po goditet nga një valë e dytë sulmesh raketore, tha një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelenskiy në konferencë për shtyp.
Autoritetet në Kiev thonë se vala e parë, e nisur menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një operacion ushtarak të enjten në mëngjes, goditi qendrat e komandës ushtarake dhe ndërtesa të tjera në disa qytete të Ukrainës.
Sulmet dhe shpërthimet me raketa janë raportuar pranë qyteteve të mëdha në Ukrainë, derisa forcat ruse nisën një sulm të madh ushtarak.
Ka shumë raporte për momentin se ku po ndodhin sulmet.
Rruga Press

