BallinaLajme

Dita e ndërrimit të viteve, fluks emigrantësh në pikat kufitare

Ditët e fundit të vitit 2020 kanë shënuar edhe një rritje të fluksit të kalimit të emigrantëve drejt Greqisë.

Në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë ditën e djeshme 498 shtetas dhe 160 automjete.

Ndërkohë që në Qafë-Thanë, kanë hyrë rreth 2129 shtetas dhe kanë dalë 1871 shtetas.

Shqiptarët që jetojnë në tokën helene janë kthyer në atdhe për të kaluar ndërrimin e viteve me familjarët, pavarësisht masave të rrepta pandemike.

YouTube player