Bota

Nis lufta Rusi-Ukrainë, BE: E dënojmë sulmin barbar të Moskës, gati paketë me sanksione

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e konsideroi barbar ofensivën e armatosur të Rusisë ndaj Ukrainës. Zyrtarja e lartë e BE i konsideroi argumentet e Kremlinit si cinike dhe të pajustifikuara për të sulmuar fqinjin ukrainas. Ajo premtoi se pasdite BE do të marrë sanksione të reja ndaj Kremlinit. 

“Forcat ruse pushtuan Ukrainën, një vend i lirë dhe sovran. Dënojmë këtë sulm barbar dhe argumentet cinike të përdorura për ta justifikuar atë. Sot do të prezantojmë një paketë me sanksione të mëdha”, bëri me dije zyrtarja e lartë gjermane.

Lexo më shumë  Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse

Sulmi rus u dënua nga presidenti amerikan Biden, kryeministri britanik Johnson. Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar sot 5 avionë dhe 1 helikopter rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *