BotaKryesore

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Ukrainën: pushtim i mundshëm brenda 48 orëve të ardhshme

Shtëpia e Bardhë ka komunikuar drejtpërdrejt me zyrën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, lidhur me konfliktet e zhvilluar me Rusinë.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, orët e ardhshme në Ukrainë priten zhvillime dramatike, ndërkohë SHBA informoi qeverinë ukrainase për një pushtim të mundshëm rus brenda 48 orëve të ardhshme.

Ndërsa një zyrtar amerikan konfirmoi duke thënë se presidenti ukrainas është informuar në Shtëpia e Bardhë mbi inteligjencën.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë, fokus tregtia e investimet

“Një pushtim rus në një shkallë të gjerë është i pashmangshëm brenda 48 orëve në Ukrainë “, shkruajnë mediat e huaja.

Ukraina ka njoftuar tashmë një mobilizim të pjesshëm të meshkujve nga mosha 16 deri në 60 vjeç, ndërsa qeveria e Kievit ka informuar qytetarët ukrainas që të largohen menjëherë nga territori rus dhe të lëvizin në vende më të sigurta se Ukraina.

Lexo më shumë  Kryeminstri Kurti i vlerëson produktive bisedat në New York

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *