Lajme

Në Maqedoninë e Veriut nisin protesta për faturat e rrymës

Banorët e vendbanimit Bukoviq në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar të premtën protesta kundër EVN-së, kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike në këtë vend.

Më poshtë gjendet lajmërimi i publikuar nga banorët e kësaj zone, të cilët bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar prej tyre, si e vetmja mënyrë përmes së cilës mund të rregullohet çështja e rritjes së çmimit të rrymës dhe e faturave e larta të muajve të fundit.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

“Të nderuar banorë Bukoviqit dhe të gjithë ju ndjekës të faqes tonë, me siguri jeni të informuar se më 25 shkurt do të protestohet kundër EVN-së, pas shumë kërkesave nga ana e banorëve, që të merret më me seriozitet protesta. Ne po e shkruajmë këtë apel që t’i bashkangjitemi Protestes sa më masivisht, mos rrimë në shtëpi dhe të presim që të ndryshohet gjendja jonë. Ju lutemi ta shpërndani këtë postim që të informohen sa më shumë njerëz dhe t’i thërrasim të gjithë ata që i njohim që të bashkangjiten dhe të dalim në protesta” thuhet në njoftim.

Rruga Press

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *