Përshkallëzimi i situates, Britania e Madhe ndihmë prej 500 milionë dollarë për Ukrainën
Britania është e gatshme të garantojë deri në 500 milionë dollarë kredi për të mbështetur Ukrainën dhe për të ndihmuar në zbutjen e efekteve ekonomike të agresionit rus, njoftuan autoritetet atje.
Britania po ofron garanci për huadhënien e Bankës së Zhvillimit Shumëpalësh për projekte që do të mbështesin stabilitetin ekonomik dhe reforma të tilla si lufta kundër korrupsionit.
“Ne po i vendosim paratë tona atje ku është goja jonë dhe po përdorim ekspertizën ekonomike dhe forcën e Britanisë për të mbështetur popullin e Ukrainës. Këto garanci mund të ndihmojnë në injektimin e kapitalit jetik në Ukrainë dhe të ndihmojnë ekonominë e saj të përballojë stuhinë e agresionit rus,” tha Sekretarja e Jashtme Liz Truss.
Rruga Press