Lajme

Qeveria miraton edhe një marrëveshje me Shqipërinë

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për miratimin e projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

Kryeministri Albin Kurti tha që kjo marrëveshje është në vazhdën e jetësimit të zotimeve të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Këtë propozim para kabinetit qeveritar e bëri ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Palët përmes kësaj marrëveshje i garantojnë shtetasve të palës tjetër mbrojtje të njëjtë juridike por edhe të të drejtave dhe qasje të lirë pranë gjykatave dhe organeve të tjera sikurse për shtetasit e tyre, po ashtu bëhet përjashtimi nga legalizimi i dokumenteve, gjithashtu dokumentet publike të lëshuara nga autoritete publike të njërës palë do të kenë të njëjtën fuqi juridike përpara autoriteteve të palës tjetër”, tha Haxhiu.

Më 26 nëntor, qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë mbajtur mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Në këtë mbledhje janë nënshkruar 15 marrëveshje të cilat prekin fusha të ndryshme të bashkëpunimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *