Lajme

Inceneratori i Tiranës nuk është financuar nga shteti, sipas Ramës

Dy inceneratorët, të Elbasanit dhe Fierit janë të financuar nga buxheti i shtetit, ndërsa i Tiranës jo, tha kryeministri Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët të mërkurën.

“Impianti i Tiranës ndërtohet 100% me paratë e investitorit”, tha Rama.

“Financimi për inceneratorët është pjesë e planit për të mbuluar të gjithë Shqipërinë me shërbimin e grumbullimit të mbetjeve”, u shpreh Rama.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Për Ish-ministrin Lefter Koka, Rama tha se është akuzuar për korrupsion që ka kryer individualisht, e jo për ndonjë vendim qeverie.

“Ish-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie, për ndonjë mbledhje qeverie, as për ndonjë aferë të madhe qeverie, por është nen akuzë për korrupsion qe ai individualisht ka kryer me palën tjetër”, tha Rama.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Gjatë marrjes në pyetje nga Komisioni Hetimor ka shumë zhurmë dhe tentativë nga Kryeministri Rama për të shpërqendruar nga përgjigjja që pritet të japë, si dëshmitar dhe përgjegjës si Kryeministër i Republikës.

Jorida Tabaku tha se ka 51 pyetje për Edi Ramën si dëshmitar në Komisionin Hetimor, që është edhe i fundit ku do të dëgjohen dëshmitarë. /euronews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *