Lajme

Betonieret “shtypin” Bashkinë, kamionët e ndërtuesve në rrugë gjatë ditës, Veliaj dorëzohet

YouTube player

Ndryshe nga vendimi i Bashkisë së Tiranës për ndalimin e betoniereve gjatë ditës,  në rrugët e kryeqyetit këto mjete dalin nga kantieret e ndërtimit dhe qarkullojnë pa u ndaluar nga askush.  Kamera e Rtv Ora sjell karvanet e kampionëve të tonazhit të rëndë dhe të betoniereve. Nuk dihet se pse Bashkia u tërhoq nga zbatimi i vendimit, ndërsa vetë Veliaj u zotua publikisht se askush nuk i vendoste atij gjobë.

Angazhimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të ndaluar betonieret dhe kamionët e rëndë gjatë ditës zgjati fare pak. Madje deklaratat që ai bëri pas presionit të ndërtuesve, u harruan.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

“Nuk do tërhiqem nga ky vendim, të vënë gjoba dhe bëjnë lajme kot”.

Të hënën Ora News solli pamje se si betonieret qarkullojnë lirshëm në Tiranë ditën me diell, apo atë të vrenjtur e me shi.

Edhe këtë të martë situata është e njëjtë.

Këto betoniere janë filmuar në zonën e Kthesës së Kamzës teksa udhëtojnë drejt Astirit.

Madje dhe pranë Pallatit me Shigjeta.

Në zonën e Yrshekut, situata është e njëjtë. Mjetet e tonazhit te rëndë që transportojnë inerte dhe betonieret nuk ndalen.

Ashtu edhe në Kombinat, ku duket se urdhri i Bashkisë nuk njihet.

Në Liqenin e Thatë dhe në Farkë, ndërtimi dhe kamionët nuk ndalen as ditën.

Tashmë lind pyetja, teksa Veliaj tha se askush nuk i vë gjobë për apartamente apo leje ndërtimi, çfarë do të thotë ky rikthim i betoniereve?/ora news/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *