Gjeopolitikë

Ja sesi Vladimir Putin e ka sjellë Evropën në pragun e luftës

Nga Gideon Rachman

“Financial Times”​

Angela Merkel e përshkroi dikur Vladimir Putinin, si një udhëheqës që përdor metodat e shekullit XIX-të në shekullin XXI-të. Ajo që donte të thoshte ish-kancelarja gjermane, ishte se udhëheqësi rus është një njeri i luftës dhe nacionalizmit, në një epokë që supozohet se është e përcaktuar nga sundimi i ligjeve ndërkombëtare dhe globalizimi.

Merkel e bëri atë deklaratë pasi Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014. Tani qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, po paralajmërojnë se Putin është gati të nisë “luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”, duke nisur një pushtim shumë më të gjerë të Ukrainës, përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kryeqytetit të saj, Kiev.

Në fundjavën që kaloi, pjesa më e madhe e elitës së sigurisë dhe politike perëndimore u mblodh në Gjermani për Konferencën e Sigurisë në Mynih. Krahas tensionit dhe parandjenjave të këqija, një nga emocionet dominuese qa u vu re ishte mosbesimi.

Shumë diplomatë dhe politikanë, kryesisht evropianë, refuzuan ende t’i besonin njoftimeve të bazuara në të dhënat e shërbimeve sekreteve që vinin nga Anglosfera. Pikëpamja e skeptikëve ishte se në rastin më të keq, luftimet do të mbeten të kufizuara vetëm në Ukrainën Lindore.

Ata spekulojnë se qëllimi i Putinit, është të krijojë një presion të madh politik, ekonomik dhe psikologjik, deri në pikën ku qeveria ukrainase mund të bjerë vetë, ose kur Perëndimi mund të bëjë lëshime të mëdha diplomatike ndaj Moskës.

Nga ana tjetër, ekziston një lloj tjetër mosbesimi në mesin e atyre, që janë të bindur se Putinështë gati të “përparojë” dhe të nisë një pushtim të përgjakshëm në shkallë të plotë, i cili k sy qëllim rrëzimin e qeverisë ukrainase. Një politikë–bërës i nivelit të lartë, më tha se në mesin enjë bisede me homologun e tij amerikan për luftën e afërt tha:”Ne të dy ndaluam një çast dhei thamë njëri-tjetrit:S’mund ta besojmë që po e zhvillojmë këtë bisedë!”.

Dhe në fakt këto biseda përmbajnë skenarë vërtet befasues dhe shumë shqetësues. Zyrtarët perëndimorë besojnë se nëse ushtria ruse e sulmon apo rrethon Kievin, ka të ngjarë të përdorin taktikat brutale që Putin i ka përdorur më herët në Çeçeni dhe Siri.

Kjo do të nënkuptonte përdorimin masiv të artilerisë dhe fuqisë ajrore, dhe mundësinë e shkaktimit të mbi 50.000 të vdekurve në radhët e ushtrisë dhe civilëve brenda një jave. Po si arritëm deri në këtë pikë? Për këtë pyetje ka përgjigje afatshkurtra dhe afatgjata.

Në terma afatshkurtër, Shtëpia e Bardhë ka qenë e bindur se lufta ishte e mundshme që para Krishtlindjeve. Që në atë kohë, energjitë e administratës Biden u fokusuan drejt përpjekjes për ta detyruar Putinin të ndryshonte mendje, duke ia bërë të qartë se do të paguante një kosto të madhe ekonomike dhe diplomatike për luftën.

Amerikanët ka qenë gjithnjë pesimistë për shanset e tyre për të pasur sukses, por gjithsesi vendosën që ta provonin. Qeveritë e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, besojnë se vendimi për sulmin ndaj Ukrainës, është marrë tashmë që javën e kaluar.

Ata kanë shqyrtuar edhe mundësinë që rusët të kenë krijuar enkas sinjalet, sikur po përgatiten për luftë, si pjesë e një fushate presioni psikologjik. Por volumi i madh i përgatitjeve ushtarake në terren, i ka bindur ata për të kundërtën. Vendimi për të shkuar në luftë, duhet të shpërndahet në të gjithë sistemin rus. Ai s’mund të fshihet.

Edhe bisedat nervoze midis trupave ruse që besojnë se po shkojnë në luftë, po monitorohen me shumë kujdes. Besimi se lufta është e afërt, përforcohet më tej nga ngjarjet që po zhvillohen në terren:shtimi i luftimeve në Ukrainën Lindore; shtim i sulmeve kibernetike ; njoftimi se trupat ruse do të vazhdojnë të qëndrojnë në Bjellorusi; dhe lajmi se Rusia po organizon stërvitje me armë bërthamore, që synon të frikësojë kundërshtarët e saj.

Siç më tha një zyrtar i lartë evropian “është njëlloj si të shohësh një skenar filmi të interpretuar në çdo detaj”. Përpjekjet për ta parandaluar luftën po vazhdojnë. Por amerikanët besojnë se tani janë në kushtet e përpjekjeve, për ta detyruar Putinin të ndryshojë një vendim që tashmë e ka marrë.

Pyetja afatgjatë se si arritëm këtu, e gjen përgjigje prapa në kohë, në konferencën e Mynihuttë vitit 2007. Pikërisht atje Putin mbajti një fjalim plot mllef, duke e denoncuar rendin e pasluftës së ftohtë dhe përdorimin e fuqisë amerikane në Irak dhe në mbarë botën.

Një vit më pas, Rusia hyri në luftë në Gjeorgjinë fqinje. Në vitin 2014, ndodhi sulmi i parë në Ukrainë dhe aneksimi i Krimesë. Udhëheqësit perëndimorë, e kërcënuan Rusinë me atë që Merkel e quajti “një dëm kolosal ekonomik dhe politik”.

Por Rusia i përballoi sanksionet, dhe në vitin 2018 organizoi me suksesin botërorin e futbollit. Nëse tani ai është gati të shmangë kërcënimet e sanksioneve perëndimore, kjondodh sepse ai i ka dëgjuar edhe më parë të gjitha ato.

Por një sulm në shkallë të plotë ndaj Ukrainës, do të përfaqësonte një përshkallëzim të madh edhe në raport me gatishmërinë e tij për të përdorur forcën, si dhe për të pranuar konfrontimin me perëndimin. Pas më shumë se 20 vitesh në pushtet, dhe duke qenë në moshën 69-vjeçare, ai mund të jetë tani duke e marrë me çështjen e trashëgimisë që do të lërë pas.

Putin ka shprehur një dëshirë të madh për të “ribashkuar” Russkiy Mir, botën ruse, e cila, siç e sheh ai, është sot e ndarë. Rikthimi i Ukrainës në orbitën e Moskës, mund të shihet si përfundimi i një detyre historike.

Nëse mendon vërtet si një udhëheqës i shekullit XIX-të, Putini do të besojë se njëgjakderdhje e madhe është e justifikuar për ta bashkuar kombin. Në fund të fundit, ushtria e Abraham Lincoln e dogji Atlantën në vitin 1864 për të ruajtur unitetin e SHBA-së. Otto vonBismarck zhvilloi 3 luftëra për të bashkuar Gjermaninë, dhe është ende subjekt i biografive me tone admiruese.

Megjithatë, shumë analistë, përfshirë liberalët rusë, besojnë se Putinin e gënjen mendja në mënyrë të rrezikshme, nëse beson se këto lloj luftërash janë ende të mundura në Evropë.

Sot, çdo mizori e kryer nga forcat ruse do të regjistrohet në smartfonin e dikujt, dhe do të transmetohet në mbarë botën.

Të rinjtë rusë gëzojnë të njëjtat liri teknologjike dhe sociale si bashkëkohësit e tyre në Evropën Perëndimore. A do t’i pranojnë ata rreziqet, privimet dhe gabimet morale që mund tëimponojë Putin? Pra me pak fjalë:A mundet ai të vazhdojë të përdorë metodat e shekullit XIX-të në shekullin XXI-të? Këtë mund ta zbulojmë shumë shpejt. /bota.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *