Bota

“Ndalni Vladimir Putinin!” Ukraina thirrje urgjente Perëndimit: Goditni tani, goditni më shumë!

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje Perëndimit të vendosë sanksione më të ashpra kundër rrethit të brendshëm të Vladimir Putinit, në mënyrë që të ndalë këtë të fundit.

Dje SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera njoftuan masa kundër individëve dhe bankave ruse, por Dmytro Kuleba iu bën thirrje këtyre vendeve që të shkojnë më tej me sanksione.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Hapat e parë vendimtarë u ndërmorën dje dhe ne jemi mirënjohës për ta”, shkruan Kuleba në Twitter.

“Tani presioni duhet të rritet për të ndaluar Putinin. Goditi ekonominë e tij dhe miqtë e tij. Goditi më shumë. Goditi fort. Goditi tani.”

Rruga Press

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *