Bota

Dalin detajet për tragetin e linjës Greqi-Itali që u shkrumbuar nga zjarri

Një shofer i cili punon në një kompani transporti që operon në Greqi dhe Itali, me një flotë prej 30 kamionësh është ankuar përmes avokatit të tij  z.Michalis Markoulakou (përfaqësues i kompanisë së transportit), për kushtet e mjerueshme të higjienës që mbizotëronin brenda tragetit që u shkrumbua nga zjarri ditë më parë.

Sipas ankesës, drejtuesit e kompanisë së transportit në fjalë u kërkuan punëdhënësve të tyre që të ndalonin itinerarin e caktuar me anijen Euroferry Olympia që nisej çdo të enjte nga Igumenica. 

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Madje njëri prej tyre treegoi edhe foto ku i gjithë trupi duket se është kafshuar nga pleshtat, madje prania e tyre në anije ishte një nga arsyet pse shumë shoferë preferonin të flinin në kabinat e kamionëve dhe jo në kabinat e pista të Euroferrit.

Sipas avokatit të kompanisë së transportit, Michalis Markulakos, “kushtet higjienike në anijen Euroferry ishin të papranueshme deri në atë masë sa drejtuesit e kishin quajtur “kopsht zoologjik”.

 Shumë kompani transporti zgjodhën të mos dërgonin kamionët e tyre në këtë anije të veçantë, sepse drejtuesit e tyre refuzuan të udhëtonin në këto kushte.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Vetë shoferët kishin frikë se duke qenë se anija dukej kaq e lënë pas dore, sigurisht që do të kishte mangësi serioze në pajisjet e saj mekanike / elektrike dhe të tjera të sigurisë. 

‘Ne jemi në pritje të dokumenteve mbështetëse nga autoritetet italiane që do të vërtetojnë gjendjen reale të anijes Euroferry’ shprehet avokati Markulakos. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *