Bota

Shkrimtari që u arratis më këmbë nga Uganda, mbërrin në Gjermani

Shkrimtari nga Uganda, Kakwenza Rukirabashaija, i cili u arratis nga vendi dy javë më parë, ka mbërritur në Gjermani, tha avokati i tij për agjencinë e lajmeve AFP.

“Ai mbërriti në Gjermani këtë mëngjes”, citohet të ketë thënë të mërkurën avokati Eron Kiiza. Avokati e quajti zhvillimin një “lehtësim të madh”.

Shkrimtari fitues i disa çmimeve u largua nga shteti i Afrikës Lindore pasi iu dha lirimi me kusht nga një gjykatë. Ai kishte kërkuar leje për t’u larguar nga vendi për të kërkuar trajtim për lëndimet që ai thotë se kishte marrë ndërsa ishte future në paraburgim në një vend të panjohur.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Mirëpo gjykata nuk pranoi t’ia jepte romancierit, pasaportën e tij.

Avokati i tha AFP se shkrimtari iku duke shkuar në këmbë në Ruandën fqinje dhe më pas udhëtoi për në një vend të tretë, nga ku agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, ia lehtësoi udhëtimin e tij për në Gjermani.

Rukirabashaija u arrestua në dhjetor dhe u akuzua për komunikim fyes për bërjen e disa komenteve të pakëndshme për Presidentin Yoëeri Museveni dhe djalin e tij në Twitter.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Por ai i mohoi akuzat. Gjyqi i tij ishte parashikuar të fillonte më 23 mars.

Në vitin 2021, ai fitoi çmimin “Pen Pinter” që jepet për një shkrimtar ndërkombëtar të guximshën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *