Bota

Në Kiev, shenjat nuk janë të mira

Nga Paul Adams, BBC- Kiev

36 orë pasi Vladimir Putin urdhëroi ‘paqeruajtësit’ rusë që të futen në dy zonat separatiste pro-ruse të Donetsk dhe Luhansk, nuk ka ende asnjë provë të qartë se ata kanë mbërritur.

Forcat ruse kanë qenë brenda dhe jashtë dy zonave gjatë tetë viteve të fundit, por nuk ka pasur raporte të qarta për ndonjë ndryshim të madh në terren që nga e hëna.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Shtimi i ndjeshëm i bombardimeve përgjatë ‘vijës së kontaktit’ që ndan territorin e kontrolluar nga separatistët nga territori i kontrolluar nga qeveria ukrainase vazhdon, por përndryshe asgjë nuk ka ndryshuar.

Pra, a ka filluar tashmë një luftë e re, më e madhe?

Shenjat nuk janë të mira. Rrugët diplomatike duket se po mbyllen. Retorika nga Moska është krejtësisht armiqësore. Imazhet satelitore tregojnë forcat ruse që po afrohen gjithmonë e më shumë pranë kufijve të këtij vendi. Qeveria e Ukrainës ka thirrur rezervistët.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Por a ka marrë Putini një vendim për të nisur atë që mund të jetë lufta më e keqe në Europë që nga viti 1945?

Askush nuk e di.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *