Bota

SHBA dërgon aeroplanë luftarakë F-35 dhe helikopterë Apache në Baltik dhe në lindje të Evropës

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë aeroplanë luftarak F-35 dhe helikopterët Apache në shtetet Baltike, kanë njoftuar zyrtarë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes, në kohën kur presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se administrata e tij do të forcoj akoma më shumë mbrojtjen së bashku me aleatët e NATO-s.

Rreth 800 trupa do të zhvendosen nga Italia në rajonin e Baltikut. E katër aeroplanë F-35 nga Gjermania do të zbresin në shtetet Baltike, derisa katër tjetër në bazat e NATO-s.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

20 helikopterë Apache nga Gjermania do të dërgohen gjithashtu në shtetet Baltike, kurse 12 tjerë nga Greqia do të “zbarkojnë” në Poloni.

Këto forca shtesë pritet të pozicionohen deri në fund të kësaj jave, kurse Biden sot njoftoi se dëshiron t’ua bëjë të qartë të gjithëve se bëhet fjalë për “lëvizje mbrojtëse”.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 90 mijë trupa në Evropë, por që vazhdimisht lëvizin nëpër baza të ndryshme. E kjo lëvizje po vjen në kohën kur presidenti rus Vladimir Putin, ka tensionuar edhe më shumë situatën në Ukrainë me veprimet e tij të fundit.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *