Sport

Dy duele të tjera në Champions, spikat supersfida Atletico Madrid-Manchester United

Edhe kjo e mërkurë rezervon të tjera emocione në Champions League ku spikat supersfida Atletico Madrid-Manchester United. Dy skuadra me pretendime të mëdha do të matin forcat për të hedhur një hap të rëndësishëm  drejt kualifikimit më tej.

Situata më e vështirë paraqitet tek spanjollët që kanë në dyshim shumë lojtarë si pasojë e lëndimeve të shumta. Cunha, Jimenez, Griezman dhe Lemar nuk janë në 100% e tyre edhe pse tekniku Simeone siç theksoi dhe në prag të ndeshjes, të gjithë lojtarët duhet të shtrëngojnë dhëmbët dhe të japin maksimumin në një duel të tillë.

Nga ana tjetër tek anglezët e Manchester United do të rreshtohet një treshe e frikshme me Cristiano Ronaldon, Rashford apo Bruno Fernandez.

Ajaks, skuadra perfekte në fazën e grupeve, e cila e mbylli me pikë të plota, ka një duel të lehtë përballë Benfikës në transfertë. Portugezët nuk po kalojnë një formë të mirë pasi dhe në kampionat pozicionohen të tretët dhe shumë larg pritshmërive të sezonit të kaluar.

Nga ana tjetër Ajaks vijon dominimin në Holandë dhe ka fituar në 7 ndeshjet e fundit mirëpo kur bëhet fjalë për Champions League, motivimi te çdo lojtar merr një tjetër nivel.

Sa i përket formacioneve të dy skuadrave, lajmi i mirë është se si Ajaks si Benfika do të zbresin në fushën e blertë me lojtarët më të mirë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *