Bota

Pas goditjes së fundit ndaj Putinit, Bideni takon ministrin e Jashtëm të Ukrainës

Pas goditjes së fundit ndaj presidentit rus Vladimir Putin duke i vendosur sanksione të reja, presidenti i SHBA Joe Biden ka takuar Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba.

Shtëpia e Bardhë thotë se ky takim vjen për të riafirmuar “angazhimin e SHBA-së ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Bideni e informoi Kuleba-n mbi përgjigjen e SHBA-së ndaj vendimit të Rusisë për të “njohur “pavarësinë” e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut të Ukrainës të kontrolluara nga rebelët, thotë Shtëpia e Bardhë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“Presidenti Biden përsëriti gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë, për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe vendosmëri çdo agresioni të mëtejshëm rus kundër Ukrainës”.

Presidenti Biden njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione të rënda financiare ndaj bankave ruse, oligarkëve rusë dhe familjarëve të tyre, duke deklaruar se Moska ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën. Sanksionet përfshijnë jo vetëm bankat ruse, por edhe borxhin sovran të Rusisë.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Sanksionet do të zbatohen ndaj bankës VEB dhe ndaj Promsvyazbank, e cila shërben si banka e ushtrisë ruse dhe kryen transaksionet në fushën e mbrojtjes. Nga dita e mërkurë, sanksionet do të fillojnë edhe ndaj elitave ruse dhe familjarëve të tyre. Presidenti Biden tha se një goditje e tillë ndaj borxhit sovran të Rusisë, do të thotë se praktikisht Rusisë do t’i ndërpritet financimi perëndimor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *