Bota

“Alarm i kuq” në Hungari, Rumani e Sllovaki. Frikë për mijëra refugjatë ukrainas

 Shumë vende të Evropës Lindore po përgatiten të pranojnë potencialisht qindra mijëra njerëz që mund  të duan të largohen nga Ukraina nëse kriza me Rusinë përshkallëzohet.

Hungaria do të vendosë njesi përforcuese ushtarake  pranë kufirit  me Ukrainën , për arsye sigurie por edhe për ndihma humanitare në rast se ukrainasit dynden drejt vendit, njoftoi  Ministria e Mbrojtjes në faqen e saj zyrtare  në Facebook.

Lexo më shumë  Ukrainasit sulmojnë rusët me dronë në Krime, shkatërrojnë aeroplanë luftarak e sisteme radarësh në vlerë qindra miliona dollarë

“Siguria e Hungarisë është gjëja më e rëndësishme, ne po forcojmë kufirin ukrainas-hungarez”, thuhet në deklaratë.

Ministria shtoi se mbrojtja e kufirit dhe përgatitja e një misioni humanitar janë projekte  të rëndësishme, por nuk tha se sa trupa ushtarakë  do të dislokohen në kufi.

Më herët gjatë ditës, kryeministri hungarez Viktor Orban mblodhi këshillin e  sigurisë kombëtare dhe i kërkoi ministrit të mbrojtjes  të parandalojë grupet e armatosura që të kalonin kufirin.

Rumania po përgatitet të pranojë 500,000 refugjatë të mundshëm nga Ukraina në rast të një pushtimi rus, tha sot Ministri i Mbrojtjes Vassile Dinku.

Lexo më shumë  Presidenti serb kërcënon me hakmarrje pasi planet për Kullën Trump në Beograd u penguan

Edhe Sllovakia po përgatit forcat e saj të armatosura për të ndihmuar në menaxhimin e çdo fluksi të mundshëm refugjatësh nga Ukraina, pasi njohja nga Rusia e dy rajoneve të shkëputura e përshkallëzoi krizën, tha sot ministri i Mbrojtjes Yaroslav Nant.

Vendet e Evropës Lindore po përgatiten për mundësinë e largimit të qindra mijëra njerëzve nga Ukraina në rast të një pushtimi rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *