Evakuohet ambasada ruse në Ukrainë
Ministria e Jashtme ruse njoftoi sot pasdite se së shpejti do të “evakuojë ambasadën e saj në Ukrainë “.
“Në rrethanat aktuale, prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe zyrtarët e ambasadës dhe konsullatës së përgjithshme. Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneverëve të huaja ruse në Ukrainë. Ky vendim do të zbatohet në një të ardhme shumë të afërt”, thuhet në deklaratë.
“Ata kanë marrë kërcënime për dhunë fizike. Automjetet e tyre janë djegur ”, thuhet në mesazhin e ministrisë ruse.
Më 10 shkurt, ambasada ruse në Kiev njoftoi se po punonte për çështjen e largimit të përkohshëm të anëtarëve të panevojshëm të misionit diplomatik nga Ukraina.
Rruga Press