KryesoreLajme

Ndërtesa e qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë ka bërë me dije se ndërtesa e qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti me shtetin territori i të cilit është pushtuar pjesërisht nga Rusia.

Kurti përmes një postimi në Twitter shkruan se këto janë kohë kritike për popullin ukrainas dhe se pavarësisht sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë është lufta, historia favorizon të drejtët.

Lexo më shumë  Edhe Fatmir Sheholli, edhe Milaim Zeka, edhe të tjerë si këta, vazhdimisht e përdorin UÇK-në si mburojë për sulmet e tyre ndaj Albin Kurtit

“Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndezëm ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, shkruan ai.

Ndërkohë një ditë më parë Rusia njohu pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut që janë pjesë e Ukrainës dhe kontrollohen vetëm pjesërisht nga forcat pro-ruse. Kjo lëvizje vjen disa vite pasi Rusia pushtoi Krimenë. BE dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar sanksione ndaj këtyre shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare.

Lexo më shumë  SHBA-ja prezanton AIM-424 Malice, raketë me rreze veprimi mbi 463 km

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *