Dallga më e lartë në botë, 17.6 metra
Një dallgë e lartë sa një pallat 4 katësh. Kjo është dallga e regjistruar në vitin 2020 në Oqeanin Paqësor në brigjet e Kanadasë, por e konfirmuar vetëm tani si event. 17.6 m e lartë dhe 3 herë më e lartë se dallgët anash saj, duke bërë që shkencëtarët ta etiketojnë si më ekstremja e regjistruar ndonjëherë nga njeriu. Është titulluar Ucluelet dhe është fenomen natyror që mund të verifikohet një herë në 1300 vjet.
Ekspertët thonë se natyrisht këto evente nuk janë të panjohur, por të këtyre dimensioneve konsiderohen gati-gati si folklor nga tregimet e marinarëve, pavarësisht se tashmë janë të dokumentuara dhe regjistruara të paktën dy të tilla. Janë shumë të rrezikshme natyrisht këto dallgë gjigande dhe mbi të gjitha të papritura, të cilat mund të rezultojnë fatale për çdolloj lundrimi apo për platformat naftënxjerrëse.
Për të gjitha këto arsye, komuniteti shkencor është duke zhvilluar teknologji të avancuara që mund të pozicionohen në mënyrë strategjike nëpër oqeane, pikërisht për të parashikuar dallgët anormale dhe dëmet që mund të shkaktojnë.
Rruga Press