“Rusët nuk janë më të motivuar se ne!”- Ushtarët ukrainas: Nuk do të jetë si në 2014-ën!
BBC ka mundur të marrë dëshmi nga ushtarët ukrainas në vijën e parë të frontit me Rusinë. Nga llogaret me baltë në Zolote në lindje të vendit, ushtarët ukrainas shprehen se kanë luftuar kundër separatistëve të mbështetur nga Kremlini që nga viti 2014.
Ata thonë se urdhrat e tyre nuk kanë ndryshuar që kur presidenti Putin njohu dy enklavat separatiste si republika të pavarura.
Ukrainasit thonë se tashmë prej vitesh ka pasur një prani ushtarake ruse në vijën e frontit. Ndryshimi i tyre është vetëm se tani do të ishte zyrtare.
“Nëse rusët vijnë, ata nuk do të jenë të motivuar si ne,”- deklaroi një ushtar.
“Ne po mbrojmë Atdheun tonë, kështu që do të qëndrojmë në këmbë. Dhe nuk do të jetë si në vitin 2014 kur Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë. Tani kemi një ushtri të fortë!”- shton ai.
Gjatë xhirimeve të ekipit të BBC pati shpërthime me granata dhe rreth gjysmë ore më vonë ukrainasit iu përgjigjën zjarrit.
Frika qëndron se situata në vijën e frontit mund të përshkallëzohet. Sipas analistëve rrezikohet më shumë sesa e ardhmja e Ukrainës dhe theksohet se kjo mund të ketë implikime afatgjata për sigurinë në Evropë.
Rruga Press