Duke filluar nga 1 marsi, Italia hap kufijtë edhe për turistët nga Shqipëria
Nga 1 marsi në Itali do të futen në fuqi rregulla të reja të pandemisë. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka firmosur rregulla të reja për Covid-19.
Kështu duke nisur nga kjo datë s’do të ketë më karantinë për të gjithë qytetarët nga e gjithë bota që udhëtojnë drejt këtij vendi.
Nisur nga ky rregull Italia ka hapur dhe për turistët nga Shqipëria. Për ta do zbatohen të nëjta rregulla si për udhëtarët nga vendet europiane. Pra të gjithë personat që të do futen në Itali, do të jetë e mjaftueshme që të plotësojnë një nga kushtet e Green Pass.
Qytetarët duhet të jenë të pajisur vetëm me certefikatën e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ.
Rruga Press