KryesoreLajme

Ka nisur takimi trepalësh në Bruksel

Ka filluar takimi trepalësh në Bruksel mes delegacionit të Kosovës, atij të Serbisë dhe Përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Fillimisht Lajçak ishte takuar me delegacionin e Kosovës ku u bisedua për disa orë, ndërsa më pas diskutoi me delegacionin e Serbisë.

Në takimet ndaras sot është diskutuar për energjinë, për të pagjeturit dhe është hapur edhe çështja e një traktati të paqes mes palëve.

Lexo më shumë  Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh

Ndërsa pala serbe gjatë takimit me Lajçakun ka insistuar të diskutohet për zgjedhjet e prillit në Serbi, dhe mundësinë e organizimit të votimit edhe në Kosovë. Po ashtu është diskutuar edhe për Asociacionin.

“Ky takim do të jetë i rëndësishëmpër të testuar palët nëse ka gatishmëri për të arritur përparim, që të thirret takim i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takim të tillë nuk ka pasur nga vera e vitit të kaluar, ka presion të ndodhë kjo”, tha gazetari Augustin Palokaj, i cili ndodhet në Bruksel.

Lexo më shumë  Gjinovci: Rama po e ndihmon Serbinë në rrugën drejt BE-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *