BallinaLajme

Shkarkimi i mjekut Allkja/ Sindikata e Mjekëve paralajmëron protestë: E rëndë, në një situatë kur…

Sindikata e Mjekëve ka paralajmëruar protestë, pas shkarkimit të kolegut të tyre, Ilir Allkja, nga QSUT.

Nëpërmjet një njoftimi, Ata kanë bërë me dije se protesta do të zhvillohet nesër në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza.

Ndërsa e konsiderojnë të rëndë shkarkimin kolegut të tyre, ata thonë se në një kohë kur bota është krizë për staf mjekësor, Shqipëria me një numër të vogël të personelit shëndetësor, pushon një mjek nga puna.

Lexo më shumë  Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Nuk ndalen protestat, lajmërohet marshimi i radhës

 “E RËNDË Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjekësor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.

Kush e ndjen që mund ti bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetsor që po punon në kushte sfilitëse vetmohuese,  është i mirëpritur.  Faleminderit!”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Sveçla e quan akt terrorist shpërthimin në Ibër-Lepenc

QSUT shkarkoi nga detyra mjekun e Urgjencës Ilir Allkja, me vendim të drejtorit Enkelejd Joti, i cili deklaroi se Allkja ka shkelur etikën e punës duke publikuar materiale konfidenciale përmes komunikimeve të tij në Facebook si edhe në media.

Rruga Press

YouTube player