Finalja e Champions-it në Shën Petërsburg, reagon kryeministri britanik: Nuk ka shans të luhet në Rusi
Pas situatave politike që janë shkaktuar midis Rusisë dhe Ukrainës, po vihet shumë në dyshim nëse finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në Shën Petërsburg, aty ku ishte vendosur që në fillim.
U përfol shumë për një zhvendosje të saj në “Wembly”, por ende nuk është konfirmuar asgjë nga UEFA. Për këtë ka folur vetë kryeministri i Britansë së Madhe, Boris Xhonson, duke dal kundër Rusisë me çdo kusht.“Ne kemi shqetësime serioze për sa i përket organizimit të eventeve sportive në Rusi, siç është finalja e Ligës së Kampionëve dhe ne do ta diskutojmë për zgjidhjen e saj me institucionet përkatëse”, ishin fjalët e Xhonson.
Rruga Press