Bota

Presidenti amerikan do të informojë opinionin sot për më të rejat në Ukrainë dhe veprimet e njëanshme të Rusisë

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Joe Biden do të mbajë sot një konferencë për media, ku do të informoj opinionin për më të rejat në Ukrainë dhe reagimet e Rusisë.

Siç raporton CNN, Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, bëri të ditur se presidenti Biden do t’i adresohet kombit, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Biden pritet të shpalos setin e ri të sanksioneve kundër Rusisë, pasi presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin urdhëroi futjen e trupave ruse në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.

Madje Putin bëri një veprim edhe më ekstrem, njohu si shtete të pavarura dy rajonet që kontrollohen nga separatistët pro-rusë në Ukrainë, gjë që nxiti reagime të ashpra nga perëndimi që dënuan ashpër këtë veprim.

Lexo më shumë  Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *