Lajme

Miratohet në parim Projektligji për policinë ushtarake, Mehaj: Kosova më afër NATO-s

Kuvendi i Kosovës, me mbështetje të deputetëve të opozitës dhe pozitës, ka votuar në parim Projektligjin për policinë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Arsyetimin e këtij projektligji e ka bërë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se rregullimi i misionit dhe statusit të policisë ushtarake me ligj është një hap drejt anëtarësimit në NATO.

“Është hera e parë që statusi dhe misioni i policisë ushtarake rregullohet me ligj të veçantë. Duke marrë parasysh se synimi Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të policisë ushtarake me ligj është një hap drejt realizimit të këtij synimi strategjik të Republikës së Kosovës… Prandaj kërkoj që policia ushtarake të ketë autorizime specifike ligjore në mbështetje të misionit. Andaj, Ministria e Mbrojtjes kërkon shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji”, tha ai.

Lexo më shumë  Shembet galeria në Martanesh 2 minator të plagosur, një ndërron jetë

Për votimin e këtij projektligj është dashur të pritet të bëhet kuorumi, por kryeparlamentari Glauk Konjufca përmendi edhe masat që duhet të merren ndaj deputetëve për të funksionuar si duhet Kuvendi i Kosovës.

“Po më duket pa e bërë si në shkollë fillore me tri mungesa nuk funksionon ky Kuvend. Mirë, 61 me ‘mezi’”, theksoi Konjufca.

Ndërsa, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arkivat Shtetërore është shtyrë për një seancë tjetër, për shkak të mungesës së ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku.

Lexo më shumë  Lidhjet e Bojan Kekiqit me Vuçiqin dhe Radoiçiqin, Musliu publikon detaje të reja për drejtorin e bankës serbe që iu mbyllën degët në veri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *