Sport

Zbulohet historia/ Si Armando Broja luajti me Tottenham por zgjodhi Chelsean për një arsye

Armando Broja është lojtari që po bën krenar çdo shqiptar, tifoz apo jo të futbollit. Është emri më i lakuar në ligën më të bukur në botë dhe sigurisht mbron me krenari ngjyrat kuqezi kur shumë mirë mund të kishte zgjedhur edhe Anglinë.

Djaloshi i artë i një familjeje nga Malësia e Madhe asnjëherë nuk ka menduar të mos luajë për Shqipërinë ndërsa kur vjen puna te klubet ai e ka patur një preferencë, madje të fiksuar në mendjen e tij.

Është shtypi anglez që zbulon se Armando Broja që kur ishte 9 vjeç në vitin 2010 kaloi në radhët e Tottenham ku mund të luante edhe sot, pasi atëherë ra në sy, por bëri zgjedhjen tjetër.

Ai e nisi karrierën me të rinjtë e Burnham në një zone të Londrës dhe gjatë një ndeshjeje të tij, një zbulues talentesh i Tottenham kishte shkuar për të ndjekur një lojtar tjetër dhe sigurisht që vëmendjen ia tërhoqi pikërisht Armando Broja.

Menjëherë zyrtari i Tottenham ra në kontakt dhe pas shumë ofertave si Reading, Fulham e disa të tjerë, Armando Broja zgjodhi pikërisht Spursat me të cilët luajti me ekipin Under-9.

Këto janë detaje që askush nuk i dinte, por sot shtypi anglez ka shkruar duke goditur Tottenham pasi sipas tyre kanë humbur një talent të madh si Armando Broja.

Pasi luajti me të rinjtë e Tottenham, mësohet se Broja kishte një idhull të tij, Didier Drogba dhe duke qenë se në 2010-n sulmuesi afrikan po shkëlqente me 37 gola të shënuar, edhe Broja kërkoi që të luante me ekipin e ikonës së tij, Chelsean, ndaj dhe vendosi të largohej nga të rinjtë e Tottenhamit.

Historia më pas dihet ku bomber kuqezi kaloi çdo nivel të moshave me skuadrën e Chelseat për të ardhur deri këtu ku po bën emër dhe po lë gjurmë në Premier League me Southampton.

Por duke mësuar dhe historinë e tij kuptohet qartë që zgjedhja e parë e Brojës është pikërisht Chelsea, është ky ekip ku ai synon të shkojë dhe të bëhet një yll. Pse jo, sepse talentin e jashtëzakonshëm e ka!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *