Kuriozitete

Nga Snouden tek Pegasus: Çfarë është spiunazhi në epokën dixhitale?

Shkrimtarja e famshme Xhejn Ostin, shkroi në vitin 1816 se “çdo njeri është i rrethuar nga një lagje plot me spiunë vullnetarë”. Sot kjo “lagje” po bëhet disi më e madhe, teksa jetët dhe ekonomitë tona të dixhitalizuara, por nxjerrin në pah “lumenj” gjithnjë e më të thellë të të dhënave private nga jeta e përditshme e qytetarëve.

Natyrisht, kjo ka sjellë me vete edhe një debat gjithnjë e më të zjarrtë, mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë “vullnetar” dhe “spiunim”, në një botë ku mbikëqyrja nuk është vetëm e kudogjendur. Megjithatë ajo po shpallet si një kusht kryesor për sigurinë tonë private dhe kolektive.

Një shembull i mirë na vjen së fundmi nga Danimarka, ku policia daneze njoftoi muajin e kaluar se Lars Findsen, ish-shef i Shërbimit të Inteligjencës Daneze të Mbrojtjes (DDIS), mund të përballet me deri 12 vjet burg për tradhti, për shkak të akuzave për rrjedhjen einformacionit të klasifikuar.

Vetëm disa ditë më vonë, skandali u zgjerua më tej pasi Klaus Hjort Frederiksen, Ministër i Mbrojtjes në vitet 2016–2019, konfirmoi se po përballet me akuza të ngjashme, sikurse raportoi e përditshmja daneze “Politiken”.

Akuzat kundër Frederiksen pasuan komentet e tij në mediat lokale 2 vitet e fundit, mbi një marrëveshje tepër sekrete dhe afatgjatë midis Danimarkës dhe SHBA-së mbi përgjimin dhe mbikëqyrjen e internetit, duke i dhënë mundësi Uashingtonin të përdorë të dhënat daneze për të spiunuar vendet evropiane dhe politikanët e saj, përfshirë ish-kancelaren gjermane Angela Merkel.

Meqë autoritetet daneze kanë bërë pak deklarata publike mbi këtë çëështje, historia është ende e mbuluar me mister. Por ajo që zemëroi më shumë danezët pas zbulimeve të vitit 2020,ishte fakti që edhe ata ka të ngjarë të spiunohen si pasojë e marrëveshjes së fshehtë të përgjimeve.

Muajin e kaluar, Ministri danez i Drejtësisë, Nik Hakerup, e quajti paradoksale situatën, duke shtuar se “fshehtësia e shërbimit të inteligjencës, është pjesë e themelit që ruan lirinë tonë”.

E njëjta çështje shkaktoi tensione në fillim të këtij muaji në Izrael, ku qeveria nisi një hetim mbi raportet se policia ka përdorur në mënyrë të paligjshme programin e spiunazhit të kompanisë private NSO, “Pegasus”, kundër qytetarëve të saj pa një urdhër gjykate, përfshirë një dëshmitar të rëndësishëm në gjyqin për korrupsion kundër ish-kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Hetimi, i zbuluar nga revista e biznesit në Tel Aviv “Calcalist”, vjen pas disa vitesh raportimemediatike se NSO, e ka shitur “Pegasus” nën licencën e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes tek qeveritë e ndryshme autoritare, të cilat në vend se të kapin terroristët, e kanë përdorur atë për të hakeruar telefonat e aktivistëve dhe politikanëve të opozitës.

Një nga vendet më të lira në botë, ka tani versionin e saj të skandalit Snouden. Në fakt, që kur Eduard Snouden e çimentoi emrin e tij në histori, pasi ishte autor i rrjedhjes më të madhe të informacioneve të klasifikuara në historinë e SHBA-së, ne na rikujtohet në vijimësi se mbikëqyrja shtetërore kufizohet rrallë (në mos asnjëherë?) tek një grup i vogël njerëzish të këqij.

Dhe kjo ngre pyetjen:Si ta rimarrim të drejtën tonë individuale për privatësi, pa e cenuar sigurinë tonë kolektive? Ndërsa sulmet e 11 shtatorit 2001, dhe vala pasuese e terrorizmit në të gjithë Evropën, i nxitën qeveritë të zgjeronin kapacitetet e vëzhgimit, ne u siguruam sepjekuria e demokracive perëndimore do e bënte të pajustifikuar çdo lloj frikë, se mos masat përdoreshin për qëllime të këqija.

Është shumë domethënës fakti që Danimarka, një nga vendet më të lira dhe më të besueshme në botë, ka tani versionin e saj të skandalit Snouden, natyrisht disi me i qetë në krahasim me ngritjen e liderëve autoritarë në Perëndim, të cilët janë shumë më të zhurmshëm dhe isfidojnë më hapur parimet  demokracisë.

Tani shumë analistë argumentojnë se politika e mbikëqyrjes, duhet të përfshijë jo vetëm një rikthim të praktikave të caktuara, por edhe të masave mbrojtëse më të forta kundër tejkalimittë kufijve që dikton ligji dhe abuzimit të qeverive në të ardhmen.

Profesor Lorenc Kapelo argumenton në librin e tij ”Nuk është puna juaj:Privatësia në SHBA, nga Epoka e Artë në Epokën Dixhitale”, se korniza të tilla ligjore nuk do të jenë aq të lehta për t’u vendosur, kryesisht sepse ligjet janë gjithmonë një hap prapa zhvillimit të teknologjisë.

Kjo është sot akoma më e vërtetë, pasi shpejtësia e përparimit të teknologjisë po rritet në mënyrë eksponenciale, dhe kur një rrjet i gjerë pajisjesh e kanë bërë kapacitetin mbikëqyrësnjë parakusht për funksionimin e shoqërisë sonë tekno-centrike.

Ndaj sot nuk ka asnjëherë garanci, se shërbimet sekret do t’i përmbahen ligjit në veprimtarinë e tyre. Por edhe me vendosjen e barrierave ligjore, nuk ka asnjëherë garanci se shërbimet e inteligjencës do t’i respektojnë ato.

Tek e fundit, çështja kryesore deri më tani nuk ka qenë mungesa e rregulloreve, por një sistem ku optimizimi i ndikimit shtetëror, vendas dhe të huaj, është një prioritet brenda aparatit të sigurisë shtetërore, dhe i tejkalon të drejtat e privatësisë dhe konsideratat ligjore.

Siç u shpreh vetë Snouden në një intervistë të fundit për “Politiken”, në vazhdën e skandalit të spiunazhit danez, nëse Danimarka i jep SHBA-së qasje në sasi të mëdha të të dhënave, nuk ka gjasa që informacionet që nuk lidhen me kërcënimet e drejtpërdrejta të sigurisë, t’i kthehen në mënyrë miqësore Kopenhagës.

“Nuk bëhet fjalë që Danimarka të jetë armike e SHBA-së. Por NSA është pjesë e një shteti që synon të maksimizojë fuqinë dhe ndikimin e saj në të gjitha anët e botës. Prandaj, është detyra e SHBA-së që ta kuptojë Danimarkën, qeverinë daneze, dhe hierarkinë në ushtrinë e saj”– shprehet ai.

Megjithatë, fati ynë mund të jetë përfundimisht në duart e sektorit privat. Më në fund, pas shumë vitesh shurdhërie ndaj shqetësimeve të publikut, gjigantët e teknologjisë si “Google”dhe “Apple” mund të zgjohen nga nevoja për barriera të forta të privatësisë, si një kusht për të mbajtur klientët e tyre.

Në janar të këtij viti, “Google” dhe “Boston Consulting Group” publikuan një studim të përbashkët, që tregon se gati gjysma e konsumatorëve në Kanada dhe SHBA, nuk ndiheshinkomodë me ndarjen e të dhënave të tyre për të pranuar reklamat e synuara.

Ndërkohë, një Anketë e të Drejtave Themelore të BE-së për vitin 2020, një studimi i kryer në kohën kur qeveritë po diskutonin përdorimin e teknologjisë për të luftuar përhapjen e Covid-19, tregoi se 41 për qind e evropianëve nuk duan të ndajnë asnjë të dhënë personale me kompanitë private.

Pra ndërsa është thënë shpesh se shumë njerëz nuk do të heqin kurrë dorë nga shërbimet e internetit për t’u bërë një pengesë në mbledhjen e të dhënave, në fund mund të jenë vetë qytetarët ata që duhet ta kryejnë këtë punë./World Crunch

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *