Lajme

HARTA/ Rrufe e shtrëngata shiu, qytetet ku do të godasë moti i keq

Deri në orët e pasdites do të jemi në mbizotërimin vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin në vendin tonë reshje shiu në ultësirën perëndimore, reshje dëbore në zonat malore dhe rrufe.

Fenomeni i rrufeve pritet kryesisht në zonën e Librazhdit, Peqinit, Fieri, Beratit, Vlorës dhe Memaliajt,

Sipas parashikimeve të motit fenomeni natyror pritet rreth orës 12:00 të drekës. Ndërkohë rreth orës 16:00 të ditës së sotme pritet që rrufe të ketë në Berat, Fier, Peqin dhe Durrës.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Në pjesën e dytë të ditës priten reshje dëbore në zonat malore, Kryesisht në Kukës, Bajram Curri, Bulqizë, por edhe në Ersekë.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë max mbi 60 km/h nga drejtimi verior–veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *