Parlamenti britanik voton pro marrëveshjes post Brexit
Ligjvënësit britanik votuan të mërkurën me 521 vota pro marrëveshjen post Brexit të arritur mes Britanisë dhe Bashkimit Europian.
Marrëveshja post- Brexit u nënshkrua të mërkurën nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Përfaqësuesit në Dhomën e Komuneve votuan me 521 vota pro dhe 73 kundër.
Marrëveshja tani do të drejtohet në Dhomën e Lordëve të cilët gjithashtu duhet ta votojnë atë.
Pas miratimit në Dhomën e Lordëve, marrëveshja i kalon Mbretëreshës, e cila do të duhet të nënshkruajë marrëveshjen gjithashtu një fazë e njohur si Royal Assent.
Marrëveshja e arritur mes Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar do të rregullojë mënyrën se si do të funksionojë tregtia mes tyre nga 1 janari 2021.
Marrëveshja do të thotë se:
Asnjë tarifë nuk do të aplikohet për mallrat e njëri-tjetrit kur ato kalojnë kufijtë e njëri-tjetrit;
Nuk do të ketë kufizime në sasinë e gjërave që mund të tregtohen mes njëri-tjetrit.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se marrëveshja mbulon përafërsisht tregti me vlerë 668 miliardë pound në 2019.exit/