Bota

Boris Johnson: Britania e Madhe do të vendosë “paketë të menjëhershme të sanksioneve ekonomike”

Kryeministri Johnson ka konfirmuar se Britania e Madhe do të targetojë Rusinë me sanksione menjëherë.

Duke folur pas një takimi urgjent të COBRA-s, Boris Johnson tha se presidenti rus Vladimir Putin “ka grisur plotësisht ligjin ndërkombëtar”.

Mbretëria e Bashkuar tani do të vendosë një “paketë të menjëhershme sanksionesh ndërkombëtare”, tha ai.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Disa nga këto sanksione përfshijnë “vetë Rusinë, duke synuar interesat ekonomike ruse aq sa mundemi” dhe do të godasin “interesat ekonomike që kanë mbështetur makinën e luftës ruse”.

Detaje të mëtejshme do të jepen në parlament më vonë sot, tha zoti Johnson.

Ai sugjeroi gjithashtu se mund të vendosen masa të mëtejshme në rast të një pushtimi në shkallë të plotë.

“[Sanksionet] do të godasin Rusinë shumë rëndë dhe ka shumë më tepër që ne do të bëjmë në rast të një pushtimi,” tha ai.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Mos kini dyshim se nëse kompanitë ruse pengohen të rrisin kapitalin në tregjet financiare të Mbretërisë së Bashkuar, nëse heqim fasadën e pronësisë ruse të kompanive, të pronave, ato do të fillojnë të dëmtohen.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *