Pas futjes së trupave ruse në Ukrainë, SHBA dhe Australia evakuojnë me urgjencë stafet diplomatike, largojnë punonjësit në mesnatë
Menjëherë pas vendimit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të urdhëruar trupat ruse të hyjnë në Ukrainën Lindore, kanë nisur lëvizjet nga Perëndimi. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njofton se është lëvizur menjëherë stafi diplomatik amerikan, që ishte vendosur në Lviv të Ukrainës.
Stafi i ambasadës amerikane është evakuuar në orët e vona të natës dhe ka kaluar natën në Poloni. Më herët, trupa diplomatike e SHBA ishte e zhvendosur nga Kievi në qytetin perëndimor të Lviv, por për arsye sigurie, ka kaluar mbrëmë në Poloni.
Po ashtu, edhe Australia ka evakuuar stafin e ambasadës së saj në Ukrainë, duke i zhvendosur në Rumani dhe Poloni.
Ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne, i ka kërkuar stafit të ambasadës të largohet nga Ukraina, duke njoftuar se ambasada dhe operacionet e saj në qytetin ukrainas të Lviv janë mbyllur përkohësisht.
Stafi i ambasadës së Australisë është dërguar e Rumani dhe Poloni për të ndihmuar australianët që përpiqen të largohen nga Ukraina.
Rruga Press