BotaKryesore

Nis pushtimi i Ukrainës, Putini urdhëron futjen e trupave ruse

Vladimir Putin ka urdhëruar futjen e trupave ruse në Ukrainë. Media ruse  raporton se ai ka urdhëruar futjen e tyre si “kaskat blu” me qëllim gjoja ruajtjen e paqes në rajon.

Putin ka njohur zyrtarisht republikat Donetsk dhe Lugansk si shtete të pavarura dhe urdhëroi ushtrinë ruse të ‘sigurojë paqen’ në dy rajonet e Ukrainës lindore.

Presidenti rus nënshkroi zyrtarisht të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së dy rajoneve të shkëputura. Ai ka udhëzuar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që të dërgojë paqeruajtës në Donbass, ndërsa i ka thënë Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendosë marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Donetskut dhe Luganskut”, raporton Russia Today.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Gjithcka ndodh pak orë pasi Rusia njohur si republika të pavarura dy rajonet separatiste të Luhanskut dhe Donjeckut në Ukrainën Lindore duke i shkëputur kështu vendit edhe rreth 52 mijë kilometra katror territor krahas Krimesë së aneksuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *