Bota

VIDEO/Analisti ushtarak i CNN, flet për lëvizjet e ushtrisë ruse përgjatë kufirit me Ukrainën

Analisti ushtarak i CNN, gjenerali i pensionuar James Marks, ka analizuar të dhënat më të reja nga Ukraina.

Sipas tij, Rusia ka grumbulluar një numër të madh të ushtarëve në kufirin Rusi-Ukrainë si dhe Bjellorusi-Ukrainë.

Bëhet fjalë për trupa që më herët nuk kanë qenë të stacionuara atje, e afërsia me kufirin u mundëson që para se të kalojnë në territorin e huaj të kryejnë të gjithë përgatitjet.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Marks thotë se kjo lëvizje e Vladimir Putinit është si kundërpërgjigje ndaj zgjerimit të NATO-s në lindje të Evropës, por të njëjtën kohë ka theksuar se është kërcënim për pavarësinë e Ukrainës.

Në anën tjetër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, nuk ka hedhur poshtë mundësinë që tanket ruse t’ia mësyjnë Ukrainës.

Por Marks pretendon se një skenar i tillë në veçanti i realizuar nga Bjellorusia, do të nënkuptonte që Rusia do të kishte nevojë për më shumë trupa.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *