Bota

Kriza Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takohen të enjten në Gjenevë

Orët e fundit duket një përkeqësim i situatës në kufirin e Rusisë me Ukrainën duke bërë që shumë zyrtarë ndërkombëtarë të gjejnë një zgjidhje për këtë.

Në kuadër të kësaj situate ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken më 24 shkurt në Gjenevë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Gjatë një takimi urgjent të këshillit të sigurisë së Kremlinit, Lavrov tha se kishte folur me Blinken për kërkesat ruse të sigurisë. Moska kërkon sigurinë perëndimore se Ukraina nuk do të lejohet kurrë të bashkohet me NATO-n, duke kërkuar gjithashtu që ajo të tërheqë forcat e saj nga Evropa Lindore.

Ndërkohë Lavrov i ka thënë Vladimir Putinit se vendet perëndimore “nuk janë të gatshme të pranojnë propozimet qendrore, veçanërisht gjithçka në lidhje me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes”. Por ai shtoi se dialogu me Perëndimin duhet të vazhdojë.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *