Bota

FBI paralajmëron: Rusia do të mund të kryente sulme kibernetike në SHBA, nëse situata në Ukrainë përkeqësohet

Newsweek ka ardhur deri te një informacion ku FBI-ja i bënë thirrje sektorit privat në Shtetet e Bashkuara, që të jetë gati për sulme potenciale kibernetike të kryera nga rusët, pasi që tensionet rreth Ukrainës po kërcënojnë për një trazirë në lindje të Evropës.

“Departamenti i krimeve kibernetike të FBI-së në koordinim me zyrën për sektor privat të kësaj agjencie, ka përpiluar një raport me qëllim që të informoj sektorin privat rreth kërcënimeve për sulme kibernetike që po i sponsoron shteti rus”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

FBI ka shtuar se po punon që të mbrojnë Shtetet e Bashkuara nga çfarëdo veprimi rus, duke ritheksuar se “shikuar tradicionalisht”, aktivitetet kibernetike që i sponsoron Moska rriten kur ka tensione.

Në raport thuhet se situata e sigurisë në Ukrainë mund të përshkallëzohet pa ndonjë paralajmërim – duke shtuar se Moska nëse jo me dhunë, përdor sulmet kibernetik për të krijuar kaos.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *