Bota

Rusia pretendon se vrau pesë ushtarë ukrainas, Kievi e quan lajm të rremë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se ka vrarë pesë ushtarë ukrainas si dhe ka shkatërruar dy automjete të blinduara, të cilat sipas saj, ia kishin mësyrë kufirit me Rusinë, në afërsi të qytetit Rostov, njofton “The Telegraph”.

Sipas deklaratës së rusëve, ushtria dhe agjencia e inteligjencës FSB “parandaluan një grup diversantësh ukrainas që të shkelnin kufirin rus”.

Lexo më shumë  Ukraina vazhdon importimin rekord të rrymës, për shkak të dëmeve në infrastrukturën energjetike

Ushtria ukrainase e ka hedhur poshtë raportin si “lajm të rremë” dhe tha se nuk ka forca të pranishme në rajonin e Rostovit.

Njoftimi vjen në kohën kur nga çasti në çast po rriten tensionet. Rusia ka grumbulluar numër të madh forcash përreth kufirit me Ukrainën.

SHBA-ja e NATO-ja besojnë se Rusia tashmë ka vendosur të pushtojë Ukrainën.

Lexo më shumë  Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë llogariten më të fortat deri më tani kundër sistemit financiar

Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jake Sullivan, tha se Rusia po planifikon një pushtim “jashtëzakonisht të dhunshëm” të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *