Lajme

Konjufca: Finlanda i ka dhënë përkrahje të çmuar proceseve të shtendërtimit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pritur në takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Sjernvall dhe e ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë shërbimit si ambasadore në Kosovë.

Në takim Konjufca ishte i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, ndërkaq Stjernvall shoqërohej nga i Ngarkuari me Punë, Johan Schalin, thuhet në njoftim për media të Kuvendit.

Sipas njoftimit, Konjufca është shprehur mirënjohës për kontributin e ambasadores Stjernvall dhe ka theksuar përkrahjen e Finlandës në proceset e shtetndërtimit demokratik të Kosovës.

Lexo më shumë  Provat e Speciales: Ja sa para mori Fatmir Sheholli nga institucionet serbe për spiunazh

“Duke i dëshiruar suksese në angazhimet e radhës, kryetari Konjufca është shprehur mirënjohës për kontributin e ambasadores Stjernvall në shumë fusha e projekte konkrete dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Ai po ashtu ka theksuar përkrahjen e çmuar të Finlandës në proceset e shtetndërtimit demokratik të Kosovës dhe fuqizimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, ambasadorja Stjernvall ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Finlandës dhe Kosovës dhe ka konfirmuar njëherësh avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në të mirë të dy popujve.

Lexo më shumë  Bashkia Klos nis dëgjesat për territorialen, banorët kundërshtojnë bashkimin me Matin

“Ndërsa, ambasadorja Stjernvall ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Finlandës dhe Kosovës, duke konfirmuar njëherësh avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike”, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *