Nuk paguhen për orët e natës! Paralajmërimi i zjarrëfikësve: Protestojmë me 3 mars
Forcat zjarrëfikëse kanë paralajmëruar se do të protestojnë me 3 Mars nëse nuk do të marrin pagën për orët e natës. Kreu i zjarrëfikësve tha se nëse qeveria do t’i plotësojë kushtet e tyre atëherë do të anulojnë protestën e tyre.
‘U dakortësua për rritjen e pagës, për ndryshimin e VKM-së. Me datën 3 mars paralajmërojmë protestë, të gjithë zjarrëfikësit të vijnë në Tiranë, duam VKM-në 350, duam orët e natës. Nëse qeveria na i plotëson para kësaj date, protesta anulohet, do të jemi 1 orë para parlamentit. Duam orët e natës dhe dinjitet.‘- tha kreu i sindikatës së zjarrëfikësve.
Rruga Press