Lajme

Më shumë se gjysma e drejtorive do të udhëhiqen nga gratë në Kamenicë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, nga radhët e LVV-së Kadri Rahimaj e ka tejkaluar 50-përqindëshin e premtuar për emërimin e grave në krye të drejtorive. Kabineti i tij përbëhet nga 6 gra (55%) dhe 5 burra (45%).

Ndërsa pesë drejtorët burra në kabinetin e Rahimajt janë: Afrim Dërvishi – drejtor i Arsimit; Uran Berisha – drejtor për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor; Shpend Morina – drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural; Zotrim Kastrati – drejtor për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat dhe Kujtim Kallaba – drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Rahimaj, gjatë fushatës zgjedhore, kur kërkonte votat e kamenicasve kishte premtuar se gjysma e drejtorive në kabinetin e tij do të udhëhiqen nga gratë.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

“Është e rëndësishme me e theksu një gjë, që nuk është gjithçka tek numri, 50 për qind e drejtoreshave do të jenë”, ka thënë Rahimaj në ‘Debat Pernime’ më 5 tetor 2021.

Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar mandatin e parë në krye të Komunës së Kamenicës në balotazhin e 14 nëntorit 2021.

Kadri Rahimaj ka kompletuar kabinetit e drejtorëve me të cilët do të udhëheqë në katër vitet e ardhshme.

Nga 11 drejtori sa ka Komuna e Kamenicës, 6 apo më shumë se gjysma prej tyre do të udhëhiqen nga gratë.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës do të udhëhiqet nga Rina Matoshi; Drejtoria për Buxhet dhe Financa nga Ardita Dërmaku; Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë nga Burbuqe Leka; Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i është besuar Eurona Hodës; në krye të Drejtorisë së Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë do të jetë Diana Kryeziu – Ajvazi si dhe drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme do të jetë Merita Agaj.

Rahimaj ia ka zënë ulësen ish-kryetarit Qëndron Kastrati, i cili kërkonte edhe një mandat në krye të kësaj komune.

Në balotazh Rahimaj ka marrë 53,11% të votave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *