Lajme

Projekti i Unazës, banorët e Laprakës protestë te ARRSH: Nuk morëm asnjë përgjigje

Kanë shkuar sot në zyrat e ARRSH-së, banorët e zonave të ndryshme të Tiranës që do t’iu shemben banesat dhe nuk do të përfitojnë dëmshpërblim nga shteti.

Gazetari Bled Marku ishte një nga përfaqësuesit e këtyre banorëve, pasi edhe vetë preket nga shembjet në zonën e Laprakës dhe së bashku me një grup protestuesit kanë kërkuar transparencë për shembjet që po bëhen në kushtet kur projekti dukshëm ka devijuar nga fillesat e tij.

Ata kanë takuar përgjegjësin e sigurimit të tokës, të shpronësimeve në ARRSH, që tha se procesi është në vazhdim hap pas hapi.

Pas këtij takimi, Bled Marku u shpreh se as sot nuk morën asnjë përgjigje, por se beteja e tyre për shtëpitë do të vazhdojë dhe se ai së shpejti do t’ia bëjë të qartë Ministrisë së Infrastrukturës se si është devijuar qëllimisht projekti fillestar i zhvillimit të kryeqytetit, të cilin Belinda Balluku e trumbeton me forcë se po zbatojnë vetëm atë.  

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Marku tha se po i kërkojnë transparencë, institucioneve “në një kohë kur puna në terren ka filluar. Janë kompanitë të ndryshme të mëdha kanë shkuar shumë pranë banesave dhe nesër mund të jetë shumë vonë, qoftë dhe një përgjigje me shkrim, sepse mund të çojnë afatin 40 ditë për të dhënë përgjigje në limitet e saj dhe dëmi në terren mund të jetë shumë i madh”.

“Kemi informacione se këtë javë pritet të dalë një Vendim i Këshillit të Ministrave për të dhënë një përgjigje se si do të trajtohen banesat, qoftë me çertifikatë pronësie, me leje legalizimi, por edhe ato që janë në proces legalizimi prej 17 vjetësh që u ka ardhur skualifikimi nga legalizimi një javë më parë. Pra, kanë 17 vjet që janë në proces legalizimi dhe u ka ardhur skualifikimi muajin e fundit!

Është diçka absurde që ne do ta ndjekim dhe do të nisim edhe një shkresë zyrtare. Sot nuk morën asnjë lloj përgjigje.

Ka devijim të Unazës. Jo vetëm në zonën e Laprakës ku unë jetoj, por edhe në zonën e Paskuqanit, në zonën e Kodrës së Priftit, në zonën e Shkozës, ka devijim të projektit të parë se si ka qenë gjurma e Adil Çarçanit sepse në atë ç’ka u punua në zonën e Unazës dilnin e bërtisnin me të madhe se “ne po zbatojmë me rigorozitet gjurmën e vjetër të Adil Çarçanit miratuar në vitin 1989 dhe ju e keni marrë përsipër riskun të keni ndërtuar mbi gjurmë!”.

“Po devijimeve çfarë t’u bëjmë?!

Ata persona që s’e kanë marrë përsipër riskun të ndërtojnë mbi gjurmë dhe ajo është devijuar! Më e turpshmja është se zonja Balluku thotë që nuk ka devijim të kësaj gjurme por unë do t’jua vë në dispozicion!”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *