Lajme

Viti 2021, deficiti tregtar i ushqimeve thellohet me 19%

Deficiti tregtar me jashtë në grupin e ushqimeve dhe pijeve alkoolike u përkeqësua ndjeshëm gjatë vitit 2021 si pasojë e rritjes me ritme të larta të importeve në raport me eksportin e prodhimeve vendase, referuar të dhënave zyrtare nga INSTAT.

Grupi i ushqimeve që përfaqësohet nga prodhimet bujqësore dhe peshkimit gjatë vitit 2021 shënoi një vlerë importesh prej 130 miliardë lekësh (1,05 miliardë euro) me një rritje prej 19% në krahasim me vitin pandemik 2020. Rritje të ndjeshme patën edhe eksportet e këtij grupi, të cilat arritën gjatë vitit të kaluar 44,4 miliardë lekë (361 milionë euro) me një rritje me 13%.

Vlera më e lartë e importeve dhe rritja vjetore e tyre me ritme më të larta se, eksportet bëri që deficiti tregtar të thellohet ndjeshëm. Importet e ushqimeve në vitin 2021 ishin 2.9 herë më të larta se eksportet, nga 2.8 që ishte ky raport në vitin 2020.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Importet e ushqimeve u rriten për shkak të rritjes çmimeve dhe të sasive nga kërkesa pas pandemisë. Po zhvillimet në sektorin e bujqësisë lajmërojnë se deficiti tregtar në grupin e ushqimeve do të vijë në rritje edhe gjatë këtij viti si rrjedhojë e vështirësive që po kalon sektori bujqësisë.

Paketa e re fiskale që hoqi stimujt për bujqësinë e kombinuar me çmimet e larta të inputeve bujqësore i kanë rritur kostot në bujqësi. Kjo situatë ka çuar reduktimin e sipërfaqeve të mbjella me sera këtë

Sinjalet negative u dhanë gjatë vitit 2021. Kalbja në sera e prodhimeve të dyta të sezonit 2021 për shkak të mungesës së kërkesës nga jashtë, farës së keqe dhe çmimeve të ulëta, çoi në rënie për herë të parë së paku në 16 vite eksportet e prodhimeve të fushës në Shqipëri, zarzavatet.

Sipas të dhënave të INSTAT për tregtinë e jashtme, eksportet e zarzavateve arritën gjatë vitit të kaluar 8,830 milionë lekë me rënie me 0.4 për qind në raport me vitin e kaluar. Zarzavatet janë produkti më i eksportuar nga grupi i ushqimeve me një rritje të shpejtë vitet e fundit si rrjedhojë e investimeve në sera dhe shtimit të sipërfaqes se mbjellë. Nga viti 2010 në vitin 2021 eksportet e zarzavateve u shumëfishuan, duke arritur një vlerë prej 8,8 miliardë lekësh nga 464 milionë lekë më 2010.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Eksportet ndikuan në rritjen e bizneseve në ferma, u bënë shkak për investime në teknologji, modernizim dhe ekspertizë. Mirëpo mungesa e subvencioneve në sektorin e prodhimit, çmimet e larta të inputeve, të kombinuara me mungesën e kërkesës në eksport në muajt e fundit 2020, i çuan në rënie të ardhurat për fermerët.

Situata nuk është aspak optimiste edhe këtë vit. Zinxhiri bujqësor që nga prodhimi, magazinimi, përpunimi dhe eksporti nuk pret rritje më 2022, pasi kostot e lëndëve të para që nga farat, fidanët, plehrat dhe plastmasa dhe hekuri për serat janë rritur mbi 50%/Monitor/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *