Bota

Putin ndërron mendje? Moska: Ende herët për të diskutuar planet rreth samitit me Biden

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitri Peskov, tha se është ende herët të flasim për plane specifike për një samit midis presidentit rus dhe Joe Biden. Peskov tha se Putin dhe Biden mund të takohen nëse e konsiderojnë të nevojshme, por theksoi se është ende herët për të përcaktuar nëse do të ndodhë apo jo një takim midis tyre, shkruan The Guardian.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Sipas agjencisë së lajmeve Tass, ai tha: Situata në Donbas është shumë e tensionuar dhe deri më tani nuk ka shenja të uljes së tensioneve. Provokimet dhe granatimet po bëhen gjithnjë e më intensive, sigurisht që diçka e tillë ka rritur shqetësimet.

Pavarësisht pretendimeve të përsëritura ruse, gazetarët në terren nuk kanë parë asnjë provë të granatimeve nga forcat ukrainase ndaj popullatës lokale.

Ndërkohë sipas informacioneve, Presidenti rus Vladimir Putin pritet të mbajë një takim  të Këshillit të Sigurimit Rus gjatë ditës së sotme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *