Lajme

“Mos u tallni me fshatin”, fermerët dhe blegtorët e Jugut në protestë: Subvencionet nuk na mbështesin

Blegtorët dhe fermerët e Jugut janë mbledhur sot, 21 shkurt në qytetin e Përmetit për të vështirësuar mbi vështirësitë që po hasin në këtë sektor.

Gazetarja e Ora News Entiola Budo ishte së bashku me fermerët për të pasqyruar kërkesat e tyre.

Kryetrari i shoqatës së prodhuesve vendorë në mbështetje të blegtorëve të Përmetit tha se protesta po bëhet duke marrë në konsideratë rritjen e çmimeve dhe subvencionet.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

“Subvencionet nuk mbështesin dhe nuk përfaqësojnë denjësisht fermerin dhe blegtorin shqiptar duke mos e bërë konkurrues edhe me rajonin. Kjo ka detyruar fermerët dhe blegtorët pothuajse të gjithë Shqipërisë të lënë punën e tyre dhe të gjenden sot në rrugë. VKM që ka dalë në datën 09.02 nuk rrit dhe nuk i jep mundësi fermerëve dhe blegtorëve të kalojnë këtë krizë në të cilën gjenden.”

Kryetari i shoqatës tha se kjo protestë do vijojë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Disa nga pankartat që mbanin në duar ishin: “Subvencione=gënjeshtra”, “Mos u tallni me fshatin”, “Ulni çmimin e naftës”, “Na e hoqët përsheshin me qumësht.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *