“Mos luani me jetë njerëzore”, i thotë Moskës ministrja gjermane
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka akuzuar Rusinë se po luan një lojë “të papërgjegjshme” me popullsinë civile të Ukrainës lindore dhe i kërkoi asaj të kthehet në tryezën e bisedimeve.
Granatimet sporadike përgjatë vijës që ndan forcat qeveritare të Ukrainës dhe separatistët pro-rusë në lindje janë intensifikuar që nga e enjtja.
“U bëj thirrje urgjentisht qeverisë ruse, presidentit rus: Mos luani me jetë njerëzore”, u tha Baerbock gazetarëve pasi mbërriti në një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel.
“Ajo që kemi parë gjatë 72 orëve të fundit për sa i përket sulmeve, mosmarrëveshjet e dhunshme është vërtet shqetësuese,” shtoi ajo. “Përgjegjësia i takon qeverisë ruse, prandaj i bëj thirrje urgjentisht qeverisë ruse: Kthehuni në tryezën e bisedimeve. Është në duart tuaja.”
Rruga Press